Video/ Barjaba: Fluksi migrator në vit është dyfishi i shtresës natyrore
E Enjte 22 Mars 2018, 11:11
Dritare.net
I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në Ora News, akademiku Kosta Barjaba ka deklaruar se shqetësuese në vendin tonë mbeten shifrat e larta të emigrantëve, që sipas tij fluksi migrator çdo vit është dyfishi i shtresës natyrore.
“Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë sepse janë të pakënaqur me vendin e tyre, janë të pakënaqur me qeverinë, janë të pakënaqur me kushtet në të cilat jetojnë. Ne duhet të na shqetësojnë numrat, sepse vazhdojmë të jemi në limitet natyrore të potencialit migrator. Shqetësimi është se fluksi migrator në vit është dyfishi i shtresës natyrore”,-ka deklaruar Barjaba./ I.M-Dritare.net