Video/ Babai i Majlindës rrëfen emocionet: Kisha katër vjet që nuk shihja ndeshjet e saj
E Hënë 8 Gusht 2016, 13:01
Dritare.net
“Besoj se jo vetëm ne si familje, por i gjithë kombi shqiptar jemi kënaqur me ndeshjet e saj dhe mburremi me të se në historinë e Kosovës është shkruar një fitore e madhe dhe populli shqiptar nuk do ta harrojë”, tha Ismet Kelmendi.
“Që kur ka humbur në Londër para katër vitesh nuk kam parë asnjë ndeshje të saj. Sot kam qenë në lëvizje sa andej-këndej dhe nuk i pashë ndeshjet e tjera. E vetmja që ndoqa i qetë ishte finalja.
Jemi të gjithë të kënaqur, jo vetëm populli shqiptar është gëzuar por edhe shokë boshnjakë, malazezë, maqedonas, jam i bindur se do të më urojnë. Sepse populli shqiptar nuk ka vetëm armiq”, theksoi ai.