Video/ Arrestohet “polici” dhe shoku i tij, shpërndanin kokainë në klubet e natës

Klodian Stafa, 35 vjeç dhe Bashkim Ndreu, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë u arrestuan si shpërdarës kokaine në disa lokale nate në Tiranë, në zonën e ish Bllokut. Sipas policisë ata u kapën në operacionin “Bear”, pasi këta shtetas do bënin shkëmbimin e një sasie lënde të dyshuar narkotike në zonën e Zogut të Zi e cila ndodhej në brendësi të automjetit tip “Mercedes Benz”.

Bashkim Ndreu, duke përdorur një portofol të dyshuar si ai i policisë, prezantohej si një punonjës policie, me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet policore. U janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

LEXO DHE :  E dashura e Vladimir Putinit lind binjakë

– 301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë”Kokainë”

– 5 aparate telefonik të llojeve të ndryshme

– 1 portofol i dyshuar si ai i policisë

– 90.000 Lekë

– 100 Euro

– 1 automjeti i tipit “Mercedes Benz”

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.