Video/ Arilena Arës i bëjnë propozim për martesë live në emision
Dritare.net
Këngëtarja Arilena Ara, e ftuar sot në Kurthin e Piter Pan është surprizuar nga Deoni, njëri prej vogëlushëve, i cili i ka propozuar asaj për martesë.
Deoni: Ti, a do të martohesh me mua?
Arilena Ara: Epo ti Deon, që ta bësh njëherë pyetjen duhet të më shikosh drejt e në sy. Sepse ti pe nga Alketa, pe nga publiku dhe unë nuk e mora vesh kujt i propozove.
Arilena Ara: Deon, sa vjeç je ti?
Deoni: 5 e gjysmë.
Arilena Ara: Unë mendoj që ti pas 15 vitesh mund ta bësh prap këtë pyetje, që kur të rritesh edhe pak, nuk e di a do të më pëlqesh plakë më, por ti do të jesh djalë king, kështu që faleminderit shumë.
Deoni: Po, por ti je më e madhe se unë dhe kur të mbush unë moshën që do të martohem, ti do vdesësh. Sepse ti je 15 vite më e madhe.
Arilena Ara: Po pse më shpirt sa mendon që jam, 100 unë tani…
Deoni: Jo unë mendoj që ti tani je 20.
Arilena Ara: Po pra pas 15 vitesh unë i bie, sa i bie?
Deoni: Të jesh 40. Kur të mbush unë 20, ti i bie që të jesh 40.
Arilena Ara: 35, gabim. Po prap 35 nuk më merr ti mua?
Deoni: Unë duhet të mbush 30 që të martohem me ty…/e.k-Dritare.net