Video/ Al Jazeera për Luiza Gegën: Nënkampione që stërvitet pa kushte
E Mërkurë 13 Korrik 2016, 21:09
Dritare.net
Televizioni prestigjioz “Al Jazeera ” i ka kushtuar një video shumë motivuese atletes shqiptare, Luiza Gega, e cila u shpall nënkampione Europe në garat e atletikës në Amsterdam.
“Nuk ka terrene sportive ku të stërvitet, por kjo nuk e ndal Luiza Gegën”, kështu nis kronikën video “Al Jaeerra” për atleten shqiptare që vendosi rekord për sportin shqiptar në garën e 3 mijë metrave me pengesa.Në video shfaqet Gega, e cila stërvitjen e kryen në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë, e thotë që për të kjo është shumë e vështirë.