Video/ 13-vjeçarja e fejuar në djep nga babai, historia shqiptare që tronditi italianët
E Premte 7 Prill 2017, 11:11
Dritare.net
Babai pyetet se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë “Vajza ime e do djalin. Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë. Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”. Ai tregon ndër të tjera se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë. Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë “. Xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk e ka dëgjuar.