Vettingu/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri
E Mërkurë 6 Nëntor 2019, 09:09
Dritare.net
Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm nga KPK, nga trupa gjykuese që përbëhej nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi.
Ne seancën e së hënës ai u përball me dyshimet rreth një kontakti të papërshtatshëm me një person të dënuar në Greqi për kultivim narkotikësh dhe po ashtu të gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje. Gjithashtu iu vu në dukje se dyshohej që kishte bërë deklarim fiktiv të një dyqani në Orikum, për të përfituar një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit./E.B-dritare.net