Vettingu/ Raporti i DSIK për Artur Malaj: Dyshohet për akte korruptive
E Martë 31 Korrik 2018, 12:12
Dritare.net
Sipas hetimit të bërë nga ILDKPI-ja, ka rezultuar se, gjykatësi i Vlorës, ka bërë deklaratë të saktë të pasurisë. Por ndërkohë, sipas Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, (DSIK) Artur Malaj nuk ka kryer deklaratë të saktë në vitin 2008, por gjithashtu është i përfshirë në afera korruptive edhe ka kontakte me personat e krimit
“Artur Malaj është i papërshtatshëm për detyrën, pasi dyshohet për akte korruptive. Ka kontakte të papërshtatshme me persona të krimit,”. thuhet në raportin e DSIK.
Ndërkohë, KPK-ja e ka quajtur të pabazuar këtë raport për gjyqtarin Malaj.K.C/Dritare.net