Veshja ideale për një pasdite në vjeshtë

Vjeshta në park ndryshon shumë nga vera në park. Limonadat freskuese zëvendësohen me lëngje të ngrohta, akulloret zëvendësohen me kek molle.

Veshjet, gjithashtu, ndryshojnë me ndryshimin e stinës.

092416_outfitofday_lead

Pantallonat e shkurtra ose fundet e holla verore i lënë vendin xhaketave xhins, pantallonave të ngushta dhe trikove leshi pa mëngë.

Ky është edhe sugjerimi i dritare.net për këtë vjeshtë, një veshje të ngrohtë dhe komode, pa diskutim edhe moderne. Një jumpsuit kombinuar me një xhaketë xhins, kapele leshi dhe atlete është veshja ideale për një shëtitje në park ose për një pije me miqtë./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.