Vendimi i qeverisë/ 205 milion lekë për KQZ

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi që nga buxheti i shtetit shuma prej 205 290 000 lekë të shkojnë për KQZ, për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre të Kavajës.
Nga këto 113 milion lekë do të shkojnë për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të parapara të mbahen me 18 Qershor, 7 000 290 lekë do të shkojnë për zgjedhjet e Kavajës, dhe 65 000 000 lekë do tu shpërndahen partive politike për financimin e fushatës.

Vendimi:

 PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR PËR KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN  E SHPENZIMEVE TË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË 18 QERSHORIT 2017, DHE FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE PËRKATËSE PJESËMARRËSE NË KËTO ZGJEDHJE, SI EDHE PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME VENDORE PËR KRYETAR TË BASHKISË KAVAJË, TË 7 MAJIT 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 86, pika 2, e 87, pika 1, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, si dhe të vendimit nr.51/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

LEXO DHE :  Vazhdojnë sulmet ndaj turistëve, Anila Hoxha denoncon një tjetër rast

V E N D O S I:

  1.  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, t’i shtohet fondi prej 133 000 000 (njëqind e tridhjetë e tre milionë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 18 qershor 2017.
  2.  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 18 qershor 2017, t’i jepet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, i cili t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në këto zgjedhje, në programin “Mbështetje për partitë politike”.
  3.  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, t’i shtohet fondi prej 7 290 000 (shtatë milionë e dyqind e nëntëdhjetë mijë) lekësh, për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017.
  4.  Efekti financiar prej 205 290 000 (dyqind e pesë milionë e dyqind e nëntëdhjetë mijë) lekësh, i parashikuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2017.
  5.  Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI

/ dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.