Veliaj voton me bashkëshorten, u bën thirrje qytetarëve të votojnë për Tiranën
Dritare.net
Pas votimit, Veliaj dha një prononcim për mediet, Veliaj falënderoi kandidatin kundërshtar, Arben Skënderin, të Bindjes Demokratike dhe iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë.
“Jam shumë i emocionuar sot teksa vendosim si do vazhdojë qyteti unë e di që ka parti me inate të vjetra, pazare të pambyllura por këto zgjedhje janë për qytetin tonë ndaj mbipolitizimi nuk bën sens jam i lumtur që shoh se në gjithë qytetin ka radhë për të votuar. Unë dua të falenderoj shumë kandidatin tjetër, Arben Skënderi është një çun Tirane, pavarësisht bindjeve të ndryshme, një gjë na bashkon si mua me Ajolën dhe atë me Denadën është se kemi vendosur që çunat ti rrisim këtu, të hedhim rrënjë këtu, ka më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë.
Merr vetëm dy minuta kohë, edhe pse ka radhë, votoni, votoni, votoni, vota mund të ndryshojë realitetin. Ju uroj një ditë të mbarë, ju që do jeni në terren e paçi sa më të lehtë”, tha Veliaj./E.B-dritare.net