Veliaj: Rama drejt mandatit të tretë si kryeministër!
Dritare.net
Veliaj në “News 24" ka thënë se kryeministri Edi Rama, do të shkojë në një mandat të tretëm dhe një fitore bindëse.
“Ai që është i suksesshëm në bashki, u bë kryeministër, ndërkohë që ai që nuk ishte i suksesshëm në bashki dhe nuk performoi dot, ka 3 herë që lloc. Edi Rama i drejtohet një fitoreje të 3-të bindëse si kryeministër i Shqipërisë dhe mezi pres të rifillojmë prapë një bashkëpunim si kurrë më parë të një kryeministri dhe të një kryetari bashkie në Tiranë. Për mua ka qenë një shans i jashtëzakonshëm bashkëpunimi me Edin, për mua ka qenë një ditë që s’duhet humbur, se nuk të vjen kurrë një shans që kryetari i bashkisë dhe kryeministri të gjejnë gjuhën, njëri të ketë pasur punën e tjetrit dhe të ‘klikojnë’ kaq shpejt. Për të gjitha këto arsye mezi pres betejën e radhës, fitoren e radhës, edhe punët e radhës për Tiranën dhe për Shqipërinë”, -theksoi Veliaj./ I.M-Dritare.net