Veliaj: PS do të jetë fituese në Astir, banorët janë përdorur politikisht

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në News 24, në emisionin “Koha për t’u zgjuar”.

Veliaj foli për takimin e së shtunës në Tiranë, dhe u ndal edhe te banorët e Astirit. Ai u shpreh se Partia Socialiste do të fitojë në zonën e Astirit, pasi banorët dhe protestuesit e asaj zonë që është prekur nga projekti i “Unazës së Madhe”, janë përdorur politikisht.

 “Partia Socialiste do të jetë fituese edhe në qendër të Astirit. Tafmaja e 40 vetave që përdoren politikisht është një bullizëm kundër qytetit. Unë i ftoj si News 24 rastësisht që televizioni juaj është pranë banesave sociale. Është më mirë të jetojnë aty, sesa të jetojnë mbi pusetë. Kush nuk e pranon këtë ofertë është te kjo mazhorancë e zhurmshme që po përdoret politikisht. Unaza do bëhet dhe Tirana do vazhdojë do ecë përpara. Dhe unë jam i bindur që do të fitojmë edhe te Astiri.”, u shpreh Veliaj./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ku ta bëni testin prenatal Veracity, për të mos lindur fëmijë me çrregullime!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.