Veliaj: Protestën e opozitës e financojnë rusët

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me banorët e Shëngjergjit. Veliaj tha ndër të tjera se, sot nuk është punë PS-PD, sot është një zgjedhje mes Rusisë dhe Amerikës. Sipas tij, protesta e opozitës financohet nga rusët.

“Sot nuk është punë PS-PD, sot është një zgjedhje mes Rusisë dhe Amerikës. Amerika foli qartazi se me kë është dhe kë po mbështet më 30 qershor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ata që paraqiten në fushë. Nuk po mbështet PS-në, por po mbështet Shqipërinë. Sepse nuk po kandidon vetëm PS, fakti që unë jam numri dy do të thotë që është edhe një tjetër. Një skuadër e tërë pastruesish, burra dhe gra që me një rrogë minimale mezi mundohen të mbajnë fëmijët do të rrijnë në gatishmëri me fshesën gati, që Tirana mos ta ndjejë traumën, sa të largohet ekskursioni i dhunës, të pastrohet menjëherë. Një ekip tjetër që pastron fasadat dhe rregullon gurët që shqyhen do të jenë gati. Kush i paguan këto kosto, i paguajnë shqiptarët. Po të na jepnin edhe ne një faturë nga pjesa ruse për këto shpenzime ja bënim hallall. Sepse rusët kanë sponsorizuar protestën, të sponsorizonin edhe pastrimin.”, tha Veliaj./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Adrola Dushi relaksohet teksa bën këtë punë shtëpie që të gjithë e urrejmë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.