Veliaj prezanton projektin: Tirana, me 7 qendra
E Martë 21 Qershor 2016, 13:01
Dritare.net
“Tirana do të ketë 7 qendra. Tirana policentrike do të ketë qendër atë që ka sot, Kombinatin, Kinostudion, Laprakën, Bulevardin e Ri, në Shkozë dhe Qyteti Studenti. Tirana me 1 milionë banorë nuk mund të vazhdojë të sillet vetëm rreth sheshit “Skënderbej”. Shumë institucione duhen shpërndarë në këto qendra, në mënyrë që t’i jepet frymë qytetit dhe jo të gjithë të dynden në qendër kur kanë hall”, tha Veliaj.
“Duhet të kemi ide policentrizmi dhe buxheti duhet përshtatur me këtë”, shtoi Veliaj.
Kryebashkiaku nënvizoi se “do të jenë ditë diskutimesh që do të pasojnë me një tur në të gjitha lagjet e Tiranës”.