Veliaj: Do të vlerësohen pallatet e dëmtuara në Tiranë, fond për menaxhimin e rasteve
Dritare.net
Sa i përket 70 shtëpive me dëmtime serioze në rrethinat e Tiranës, Veliaj tha se disa do duhet të ndërtohen nga e para. Ai shtoi se do të caktohet një fond për menaxhimin e rasteve në Tiranë.
“Kemi pas 42 pallate që kanë pasur këtë çështjen e hapjes së fugës dhe kemi bërë një raportim të detajuar, në mënyrë që inxhinierët më pas të bëjnë një vlerësim nëse ka nevojë për ndërhyrje strukturore, ose jo. Në fshat paraqitet situata pak më e vështirë, kryesisht në Pezë dhe Ndroq. Kemi rreth 70 shtëpi me dëmtime serioze, kryesisht shtëpi të vjetra të ndërtuara me gurë, të cilat duhet t’i konceptojmë nga e para dhe t’i bëjmë nga e para. Kemi një mbledhje të Këshillit Bashkiak sot, për të ndryshuar buxhetin, për të përcaktuar një fond për menaxhimin e rasteve të Tiranës dhe sigurisht një fond solidariteti për Durrësin apo kudo tjetër ku të ketë nevojë.”, tha Veliaj./K.C/dritare.net