Veliaj-Bashës: Ku shkuan 1 milionë eurot e rusëve, mos u fshih, trego të vërtetën?

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj i bëri thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha që të mos i fshihet drejtësisë, por të shkojë të japë llogari për ato që ka bërë. Duke folur nga Njësia 10 në kryeqytet, Veliaj tha se Shqipëria e ka të qartë zgjedhjen e saj në krah të amerikanëve. “Një njeri që nuk ka gjë për të fshehur, duhet të shkojë dhe të thotë të vërtetën. Ku shkuan 1 milionë eurot e rusëve? Thuaj të vërtetën: i bënë fishekzjarre, i bënë molotov, blenë makina të reja, si gjithë flota që ishte përpara PD-së, por shko dhe trego të vërtetën.  Unë besoj se zgjedhja është shumë e qartë: në qoftë se Shqipëria akuzohet se është nën influencën e amerikanëve, nga një grup që po merr paratë e rusëve, 100 herë të votojmë, 100 herë do zgjedhim Amerikën, kjo është e qartë”, deklaroi Veliaj.

Kandidati socialist komentoi vendimin e opozitës për të tentuar bllokimin e punës së KZAZ-ve. “Në qoftë se mendoni se me lekët e rusëve keni bërë ndonjë gjë të mirë, blini libra për fëmijët, që të mos të rritet një brez tjetër që të shkatërrojë KQZ-në apo KZAZ-n pas 20 vitesh. Në qoftë se jeni të varfër, ndërtoni një shtëpi për veten tuaj. Pyetja që unë kam për çdo demokrat sot është: I keni rregulluar fëmijët, siç i kanë rregulluar këta? Kur ju merr partia në telefon, hajde se do sulmojmë, do rrëzojmë Edi Ramën, i nxjerrin edhe ata fëmijët e tyre, siç nxjerrin fëmijët tuaj me kapuç dhe me molotov, me fishekzjarre industriale? Nëse nuk e bëjnë, atëherë po ju gënjejnë, po ju përdorin. Nëse fëmijët e tyre janë jashtë, teksa fëmijët tuaj shkojnë e sulmojnë policinë, të menaxhojnë barutin, molotovët, zjarret, po ju gënjejnë”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se mes dy forcave politike ka një dallim shumë të qartë, pasi në një kohë që mazhoranca përpiqet të bëjë reforma, opozita vendos t’i pengojë ato. “Kur ata sulmojnë Fatmirin, s’e kanë me Fatmirin; kur sulmojnë Edi Ramën, s’e kanë me Edi Ramën; kur sulmojnë Blerinën, s’e kanë me Blerinën; kur sulmojnë kryetarin e Bashkisë, s’e kanë me kryetarin e Bashkisë. E kanë me produktin e punëve tona! Do të thotë se e kanë me Reformën në Drejtësi, me reformën në Shëndetësi, me reformën në Arsim, me reformën që modernizon Shqipërinë dhe nuk i lë më rrugët e vjetra të tyre që të manipulohen, të zaptohen, keqpërdoren. U kemi prishur terezinë, s’e kanë personale ata, por ama nëse puna jonë rezulton që Shqipëria ka më shumë rend, ka më shumë drejtësi, ka më shumë meritë, ata nuk funksionojnë dot në këtë lloj ambienti ku ka meritë, respekt, ligj. Ata funksionojnë në një lloj ambienti ku i kanë zgjidhur hallet e tyre dhe mendojnë që sa herë kanë një problem të na imponojnë ne”, deklaroi Veliaj.

LEXO DHE :  Ambasadorja franceze: Vendimi për negociatat do të merret në unanimitet!

Duke iu referuar vendimit të Presidentit për datën e zgjedhjeve, Veliaj theksoi se kjo nuk është fare kompetencë e tij dhe se është bërë pale me opozitën. “Presidenti thotë se nuk do ketë zgjedhje. E para e punës, nuk e ka fare në kompetencë. Presidenti nesër mund të thotë të shpërndahet parlamenti, s’e ka fare në kompetencë. Është sikur unë të shkarkoj ministrat, ose të heq Kryetarin e Bashkisë së Barcelonës. Kjo do ishte gjëja më qesharake në botë, që të bësh një gjë që mund ta mendosh, por mos e mendo me zë të lartë, mos e bëj, sepse është budallallëk. E megjithatë, hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur mundohen ta nxjerrin nga PD”, deklaroi kandidati socialist./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.