Veliaj-banorëve të Ndroqit: Mendoni për hallet tuaja, jo të Saliut e Lulit

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka vijuar me fushatën e tij elektorale në Tiranë. Ai ishte në Ndroq ku theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit kanë një rëndësi të veçantë për hallet dhe problemet e çdo fermeri, që kërkon rrugë më të mira për të nxjerrë mallin në treg, më shumë kanale ujitëse për tokat e tyre, si dhe tregje më të mira e më të lira për të shitur mallin që prodhon. Ai iu bëri apel qytetarëve të mendojnë për familjet e tyre, jo për hallet dhe problemet e drejtuesve të opozitës.

Sot të vetmit që janë duke bërë llogarinë e financave që s’po përballojnë dot protestë, protestë, protestë dhe që duhet të marrin lekë nga rusët janë Saliu dhe Luli; për hallin e Saliut dhe Lulit do të djegim Ndroqin? Për hallin e Saliut dhe Lulit do djegim Vaqarrin? Për hallin e Saliut dhe Lulit do djegim Pezën? Do djegim Tiranën, do djegim gjithë punët që kemi bërë për këta të dy? Nuk i dhanë vizë as Petrit Vasilit, një tjetër personazh komik, një tjetër plak që nuk di të plaket dhe në fakt, ne s’duhet të bëjmë llogaritë e tyre, se për sa kohë që është Saliu dhe Tit Vasili si kovë pusi, sa herë që ata flasin humbasin nga 10%, por ne s’e kemi llogarinë me ta, ne ata i kemi mundur tre here, e jam i sigurt që kurdo do t’i mundim edhe 30 herë. Ideja e tyre që duhet të na kthehet në hall familjar fakti që Tit Vasilit i kanë hequr vizën, është ideja më idiote në botë, e çfarë po na duhet se nuk shkoi Titi në Las Vegas, se nuk shkoi Titi në Nju Jork, se nuk shkoi në Havai, se nuk shkoi Titi në Majemi. Çfarë mendojnë ata, se shqiptarët hanë bar dhe nuk kuptojnë që halli i Titit, i Saliut, i prostatës, i protestës, problemet e tyre nuk janë problemet tona? Problemet tona janë shkollat, janë rrugët, janë bujqësia, janë tregu, problemet tona janë si do mundësohen, se çdo i ri të eci përpara”, tha Veliaj./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Produktet e plazhit që nuk duhet t'i zini kurrë besë

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.