Vdekjen e keni ju në dorë, ja si duhet të veproni për të jetuar sa më gjatë!

 

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar në mënyrë të përsëritur se çdo lloj sjelljeje pa lëvizje, nuk është i mirë për shëndetin tuaj. Të jesh i ulur për 9.5 orë ose më shumë në ditë, duke përjashtuar kohën e gjumit, shoqërohet me një rrezik të lartë të vdekjes së parakohshme.

Ajo qe studiuesit kanë vërejtur këtë herë, është që edhe aktivitetet që herë pas here i quajmë të parëndësishme, kanë vlerë në trupin e njeriut.

Siç mund të jetë, lëvizja nëpër shtëpi, kositja e barit, larja e enëve. Edhe pse këto janë shumë pak në krahasim me sa shumë aktivitet duhet të bëni në ditë, ndikojnë pozitivisht në trupin tuaj. Ndaj kur nuk keni dëshirë të ecni, apo koha nuk është e mirë për vrap, bëni ndonjë punë shtëpie dhe përfitoni dyfish.

LEXO DHE :  Rama apel bashkive: Të kontribuojmë sado pak për të prekurit nga tërmetet

Rreziku i vdekjes ishte afërsisht pesë herë më i lartë për ata që ishin joaktivë në krahasim me ata që ishin më aktivët, sipas studiuesve.

Të heqësh nga trupi 300 kalori në ditë, që përkthehen në disa orë stërvitje,  forcon zemrën.

Sipas studiuesve, mesazhi për një jetë sa më të gjatë është: “Uluni sa më pak dhe lëvizni gjithnjë e më shumë”./L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.