Vdekja e efektives 26-vjeçare. Fjalët emocionuese të zëdhënësit të policisë

Vdekja e nënkomisares Xhulia Zyfi e cila ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë  e një hemoragjie cerebrale ka prekur mbarë opinionin publik.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai në këtë ditë të trishtë i jep lamtumirën koleges 26 vjeçare ndërsa sjell në kujtesë të gjitha rastet tragjike të ndarjes nga jeta të të rinjve në rradhët e policisë së shtetit.

 MESAZHI EMOCIONUES:

“U prehsh në paqe kolegia, shoqja, mikja jonë , Xhulja ZYFI.

Një tjetër efektive e Gjeneratës së re të Policisë është ndarë nga jeta, nga familja e saj , por edhe nga familja jonë e madhe, Policia e Shtetit.

I japim lamtumirën e fundit sipas protokollit atyre punonjësve të policisë që bien në detyrë e për shkak të detyrës, apo atyre që humbin jetën aksidentalisht, se kështu e përmban rregullorja e protokolli.

Por homazhi im sot shkon për Xhuljan, që Policinë e kishte ëndërr , që gjatë këtyre pak viteve që shërbeu me dinjitet nuk u ndal , por kërkoi më shumë tek vetja duke vazhduar studimet për tu bërë oficere.

Sapo u diplomua dhe natyrshëm gëzimi ishte i pamasë kur arrin me dinjitet e përkushtim të ngjitësh shkallët e karrierës, një fatkeqësi shëndetësore i ndërpreu gëzimin, i ngriu buzëqeshjen në buzë.

Kolegët e koleget e saj i qëndruan pranë në spital me shpresën se do rikthehej përsëri në familjen tonë të madhe, por Zoti donte ta merrte me vete dhe e mori.

U prehsh në paqe Xhulja.

Nuk janë vetëm Dëshmorët burim frymëzimi për Gjeneratën e Re dhe për tërë Policinë në tërësi, por janë edhe këto shembuj të dinjitetit e personalitetit, të këmbënguljes për të ecur përpara , për të qenë sa më i dobishëm për shoqërinë, shembuj që frymëzojnë Gjeneratën e Re , si të ecë në rrugën e drejtë, të moralit, sakrificës , ndershmërisë, karrierës dhe si të shndërrohen në punonjës policie shembull për tu adhuruar nga komuniteti ku ata shërbejnë.

LEXO DHE :  Tërmeti/ Kryemadhi: 51 shqiptarët u vranë me dashje më 26 nëntor

Gjatë viteve të fundit në pozicionin e Zëdhënësit të Policisë së Shtetit kam patur mundësinë të njoh pothuajse të tërë djemtë e vajzat e Gjeneratës së Re të Policisë së Shtetit.

Të njihja Edisonin, 26 vjeçarin nga Korça, që iu ndërpre jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Të njihja Paranxhelën, 23 vjeçaren nga Durrësi e Jeroldinën , 23 vjeçaren nga Saranda, që u ndanë nga jeta krejt papritur , duke marrë një vendim ekstrem për jetën e tyre.

Polic e police shembull në punë e në shoqëri që me ikjen e tyre nga kjo jetë shkaktuan shumë dhimbje jo vetëm tek familja e tyre por tek të gjithë ne. Zoti ju donte pranë.

Punonjësi i Policisë është njeri me gjak, me ndjenja, si çdo pjesëtar tjetër i shoqërisë. Edhe ne kemi halle, probleme, gëzime hidhërime, edhe ne gabojmë e s’jemi të përkryer.

Edhe ne rritemi e zhvillohemi në përpjestim të drejtë me zhvillimin shoqëror të vendit, e më shpejt e më mirë se ky zhvillim.

Shpesh akuzohemi e sulmohemi pa të drejtë, etiketohemi si bandë e lloj – lloj epitetesh.

Por mos harroni lodhjen, mundin, djersën, përkushtimin, privimin nga shumë gjëra, rrezikun e sakrificën që bëjnë punonjësit e Policisë të Shtetit.

Mos harroni se këta djem e vazja, burra e gra, sakrifkojnë shumë nga vetja e familja e tyre për ti shërbyer me dinjitet familjes së madhe, shoqërisë ku bëjnë pjesë.

Mos harroni se në Policinë e Shtetit punojnë me ndershmëri e përkushtim mijëra djem e vajza, burra e gra.

Dua ta mbyll me një premtim për familjarët e të gjithë punonjësve që largohen fizikisht nga jeta, nga familja jonë e madhe, se derën e kësaj shtëpie të përbashkët do ta keni përherë hapur”, shkruan Mullai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.