Rasti i Astrit Deharit/ Ndryshojnë hetimet, jo vetëvrasje por vdekje e dyshimtë

Dy vite më parë në burgun e Prizrenit do të ndërronte jetë në rrethana misterioze aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Që në momentet e para, VV e ka artikuluar se vdekja e tij ishte një vrasje e pushtetit, por nga ana tjetër oragani i akuzës dhe pushteti i asaj kohe në Kosovë e cilësoi si vetëvrasje.

Por duket se rrethanat kanë ndryshuar.

Pasi rasti është dërguar për ekspertizë në Zvicër, situata ndryshoi, dhe tani po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

Këtë e kanë konfirmuar për Express edhe nga prokuroria, duke treguar se presin të marrin rezultatet e fundit.

LEXO DHE :  Kryemadhi: Protesta ishte historike, shqiptarët nuk duan të mbeten më jetim

Ekspertizat e kryera në Kosovë nga prokuroria e nga ekspertë të pavarur që ranë ndesh me mënyrën e vdekjes së Astrit Deharit, më 5 nëntor të vitit 2016 ngritën edhe më shumë dilema për këtë rast.

Një vit pasi raporti me provat dhe dokumentet është dorëzuar në Zvicër, ende nuk ka një përgjigje të ekspertizës, por ajo që dihet tanimë është se vdekja e tij është një “vdekje e dyshimtë”./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.