Vazhdova punën pasi më goditi, flet mjeku i dhunuar në QSUT

Mjeku infektiv Gent Stroni, i cili u  dhunua mesditën e të dielës në QSUT nga një afërm i një pacienteje i ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24 ka rrëfyer gjithë episodin e dhunës.

“ Mora përsipër të dal me zë dhe figurë jo vetëm për veten time, por për gjithë kolegët dhe për situata të ngjashme që përsëriten vazhdimisht. Dua të falenderoj të gjithë të afërmit që s’munda t’i përgjigjem në telefon që t’i tregoj se situata është tillë. Sidomos disa porthale që kërkojnë të nxijnë situatat, të vënë mjekun dhe bluzat e bardha në një situatë më të vështirë nga të cilat ndodhen për të treguar ngjarjen. Fluksi i pacientëve ishte shumë i madh deri në orën 1 mund të kishim parë 60 veta. Isha unë mjeku roje dhe dy infermiere. Personi erdhi në atë moment erdhi së bashku me të shoqen me një vaksinë. Gjatë kohës unë isha i pari dhe duke parë që ishim në një aktivitet dhe i thashë seriozisht duhet një vend që të  bëja vaksinën.

LEXO DHE :  Ruçi: Ushtarët e LANÇ, një legjion nderi për kombin shqiptar

Më mbrapa gjatë kohës që isha pranë i them zotëri ti po më pengon dhe nuk po përfiton gjë. Ky ishte momenti ngritjes së tensionit nuk po vinte sipas drejtimit që donte. Fyerja dhe sharja me rradhë tërheqja nga bashkëshortja të ndarë nga shumë familjarë nuk ishte një lloj konfrontimi, çfarë duhet të bënte e bëri. Unë po ec içik më tepër se kaq, nuk mund të linim pacientët e tjerë për shërbim. Vazhdova punën dhe duhet të merresha me një rast tjetër.

Vazhdova punën deri të nesërmen në orën 2. Kjo është dita e  gjatë e një mjeku roje që i duhet të punojë edhe 6 orë të tjera. Atëherë do të thosha gjatë kësaj periudhe kohore, erdhi një grua së bashku me  të shoqin, i cili ishte i sëmurë. I kishin thënë të bënte vaksinën në kushtet e spitalit dhe nuk arrinte dot pavarësisht faktit isha e detyruar këtë zonjë që t’i thoja që nuk bëhet ky injeksion në kushte laboratori”, tha ai./ Dritare.net

2 KOMENTET

  1. Pershendetje Rudina! Tema e emisionit tuaj eshte “Kush i vret mjeket?” dhe flitet me nje ton shum te ulet ndaj mjekeve. Po ne rastin kur keta mjeke vrasin jete pacienti? Kam rastin tim qe ndodhi para 4 vitesh ne maternitetin Koco Gliozheni ku Petrit Rexhepi dhe Elona Burba i moren jeten motres time(ish Bashkeshortja e Alban Hoxhes, Dorjana Haka). Gjykata i shpall fajtor me 12 pika Neglizhence totale dhe denohen me 400 mije lek gjobe. Turp. Cfare duhet te bejme me keta mjeke ne kete rast?

  2. Rudina une qe po te shkruaj kam punuar drejtues sherbimi 45 vjet. Ne te gjithe panelin te vertete jane Gazetari dhe Prof .Tritan Kalo. Te lutem mos e thuaj emrin se ata jane shoket e mi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.