Vazhdon procesi i numërimit, Rama thellon rezultatin me 2395 vota
E Hënë 12 Shtator 2016, 13:01
Dritare.net
Muharrem Rama deri tani kryeson ndaj rivalit të tij me 2395 vota, ku ka marrë 9630 vota ndërsa Sherefedin Shehu ka marrë 7235 vota.
Procesi nisi pas një ndërprerje disa minutëshe për shkak të numrit të lartë të personave në ambientet e KZAZ-së.
Tashmë grupet e punës janë ulur në tavolinat e numërimit dhe po numërojnë votat e kutive të hapura.