Vasilika Hysi: Ja çfarë funksionesh do të kryejë prokurori i përkohshëm!
E Hënë 11 Dhjetor 2017, 22:10
Dritare.net
“Z. Llalla duhet të rrijë deri sa të vijë prokurori i përkohshëm. Pse të mos mësohemi me faktin që kur të mbarojë mandati, personat e zgjedhur të falenderojnë dhe të mirëpresin kandidatin e ri.
Të martën,ora 18:00 është afati i fundit i aplikimit për kandidatët për prokuror të përkohshëm. Ata duhet të dorëzojnë një kërkesë dhënie pëlqimi dhe një CV. Më pas i shqyrton këshilli i çështjeve ligjore.
Ai do të ushtrojë disa funksione, derisa të zgjidhet prokurori i përgjithshëm nga KLP. Ndër këto punë, përfshihet vlerësimi i punës së prokurorëve dhe i çon përfundimet te organet e Vettingut”, tha Hysi./Dritare.net