Vasili: Marrëveshja nuk është sipas paketës “McAllister”, Rama ka bërë një…
E Enjte 18 Maj 2017, 22:10
Dritare.net
“Edi Rama kërkoi takim kokë më kokë me Bashën, dhe ne që ishim në tavolinë ishim dakord, me propozimin e ndërkombëtareve. Kjo situatë nuk ka lidhje me 2008, pasi sot ka ndodhur ose është ndërtuar një menu, por jo një Republikë e Re, as kushtetuese apo zgjedhore. Edi Rama nuk ka thënë që do ndryshojmë 6 ministra , por ka thënë do vete kështu siç jam në 18 qershor. Paketa McAllister është prishur, pasi Edi Rama ka bërë një Big MaC”- tha Vasili.
Ndër të tjera kreu i LSI u shpreh se nuk është njoftuar për shkarkimin e tij si ministër drejtësie dhe nuk ka pasur asnjë komunikim lidhur me këtë çështje.