Vasili debat të ashpër me Shehun: E doni pushtetin në tavolinë
E Martë 28 Maj 2019, 22:10
Dritare.net
Vasili foli edhe për situatën politike në Greqi. Sipas tij ndryshe nga opozita shqiptare ata zgjodhën të futeshin në zgjedhje dhe të fitonin.
Laert Vasili– Teatër po bëni ju për popullin shqiptar. Zoti Shehu, demokracia meqë e morët si shembull nuk i dogji mandatet por ndenji në parlament dhe fitoi zgjedhjet. Ka një problem që ju nuk dëgjoni. Partia e djathtë në Athinë nuk i dogji zgjedhjet, u fut në zgjedhje dhe i fitoi. Mua më vjen keq për ju. Ju e doni pushtetin në tavolinë. Po marrin dhe rraskapitin njerëz i paguajnë 20 mijë lekë. Shumica e tyre janë të dehur./K.C/dritare.net