Varësia nga drogërat përballë problemeve të minorenëve me ligjin!

Av. Denisa Daka

 

 

 

 

Në “Dhomat Penale” të Gjykatave, vijnë për t’u gjykuar ditë pas dite minorenë, akuzuar si “përdorues të lëndëve narkotike”, apo për “shitje e shpërndarje të lëndëve narkotike”, në më pak raste.

Minorenët kryesisht, provojnë të jenë nën efektin e këtyre drogërave për dhjetëra shkaqe; kërshërie, dëshpërimi, por dhe për shkak të një sërë dështimesh në radhë kohë pas kohe.

Për shkak të mospërballimit të kostove reale, heroina më së shumti blihet “me listë” nga kjo kategori, ndërsa “borxhlinjtë” shtohen ditë pas dite për këtë qëllim,  jo veç në Tiranë.

Të varur nga drogërat, shumë syresh, rreken të blejnë ditë pas dite “racionin” e tyre, për të mbërritur në një botë iluzive, larg realitetit të trishtë.

Shpërndarësit janë në shumë raste busulla apo pika nevralgjike e një piste hetimi, për të gjetur “borxhlinjtë” për këtë qëllim.

Minorenët janë kategoria më e ekspozuar për t’u kthyer më pas në autorë ngjarjesh kriminale që nga grabitjet deri tek vrasjet me pagesë, për shkak se një buxhet i caktuar u nevojitet me çdo kusht për këtë qëllim.

LEXO DHE :  Deklarata e fortë e Kryemadhit: Nuk është tërmeti shkaktar i 51 viktimave, por Edi Rama!

Në pothuaj të gjitha rastet policia nuk mbërrin tek “kapot”, por tek kjo kategori përdoruesish fatkeq, të cilëve iu kthehet jeta me kokë mbrapsht papritmas, pas arrestit apo dënimit në çdo rast.

Familjarët e tyre përjetojnë gjithashtu, përveç vuajtjes morale, dhe një krizë financiare të konsiderueshme e jo në pak raste këta të fundit rreken të shesin dhe orenditë e shtëpisë, nën trysninë e frikës apo çrregullimeve psikike që u ndodh më pas fëmijëve të tyre.

E ndërsa kapot pasurohen e gjejnë mënyrën për t’iu shmangur drejtësisë, me të gjitha format e mënyrat, burgjet shqiptare janë mbushur me minorenë e të rinj fatkeqë të kësaj kategorie, për të cilët burgu nuk është kurrsesi zgjidhje por dështim e rrënim për jetën secilit prej tyre.

Parandalimi, përfshirja në programe specifike rehabilitimi a mbikëqyrje e kësaj kategorie pothuaj është lënë në harresë nga strukturat përkatëse në nivel qendror e lokal, ndërsa situata për këtë shkak rëndohet ditë pas dite.

Lufta për pushtet i ka verbuar të gjithë, ndërsa këto probleme madhore mbetën prej 30 vitesh të paadresuara e këta të rinj pa zë e mbështetje./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.