Valbona Selimllari: Ja arsyeja pse nuk i shfaq në publik fëmijët e mi
Dritare.net
Megjithatë është një nënë e lumtur, sepse fëmijët e saj janë fëmijë me personalitet, mbi të gjitha:
Ajo që më pëlqen më shumë është që janë fëmijë me personalitet. Më pëlqen edhe kur më kundërshtojnë. Natyrisht, asnjë nënë nuk që do ta kundërshtojnë, por mua më pëlqen kur e bëjnë, sepse kanë gjithmonë një argument.
Djemtë prej kohësh merren me sport, përveҫ shkollës, ndërsa Deni, i madhi, ka filluar edhe me studimin e pianos, si dikur e ëma. Gjatë kësaj kohe, Bona është duke i studiuar dëshirat dhe pasionet e tyre. Për të madhin, ajo do të kishte dëshirë të bëhej arkitekt, sepse e sheh që aty ka shumë prirje: “Deni është shumë i prirur për t’u bërë arkitekt. E shoh edhe në shtëpi kur zakonisht jep mendime dhe opinione. Dhe më pëlqejnë mendimet e tij…. Do të doja t’i shihja fëmijët edhe pjesë e artit, por nuk dua t’u imponohem.
Por Valbona është mjaft e kujdesshme kur është fjala te privatësia e fëmijëve të saj. Këtë pjesë e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm. Fotot me fëmijët në rrjetet sociale numërohem me gishtat e njërës dorë. Dhe këtë e bën me koshiencë dhe me një arsye të fortë:
E ruaj shumë privatësinë e tyre. E para unë nuk mendoj që fëmijët e mi kanë nevojë për famë. Fama është një peshë e rëndë, nuk është aq e thjeshtë për t’u mbajtur mbi supe. Unë nuk dua që fëmijët e mi të ndihen ndryshe. Ua them shpesh këtë: “Ty nuk të bën të veҫantë as një veshje e bukur, as paratë. Ai që të bën të jesh ndryshe është sa i aftë je ti në shkollë, sa mëson ti dhe ҫfarë do bësh në të ardhmen. Mendoj se ata nuk kanë nevojë për këtë lloj fame. Pasi të kenë marrë bazat e vlerave, atëherë të bëjnë ҫ’të duan.
E ndërsa tregon këto, Bona tregon edhe për rastet kur fëmijët e “manipulojnë” me punët e tyre të dorës. Shkrimet me zemra të kuqe sa herë duan t’i shprehin dashurinë dhe me zemra jeshile kur duan t’i kërkojnë të falur për gabimet që kanë bërë. Edhe pse e dinë që janë të falur… gjithmonë./Class