Vajza! Këto këshilla të Fiori Dardhës mbajini mend mirë!

Tema e radhës te “Ask a question” e gazetares Fiori Dardha ishte: “Ai/ajo më la për atë… Çfarë ka ndodhur më pas?

Ndërkohë dhjetëra mesazhe i janë dërguar gazetares nga ndjekësit dhe ndjekëset, që tregojnë përvojat e tyre. Lënie për një tjetër, sherre familjesh, burra që të lënë pa arsye, etj, etj, ishin disa nga përgjigjet që ndjekësit e ndjekëset i shkruanin gazetares.

Një prej ndjekësve i ka thënë Fiorit: “Moj si ka mundësi që je kaq maskiliste ti, s’të pashë njëherë të mbrosh gocat.”

Fiori ia ka kthyer: “Tani me thënë të drejtën, unë nuk jam partizane e flaktë e këtyre lëvizjeve feministe… Vajzat i mbroj atëherë kur duhet dhe mesazhi im për të gjitha është:

-Mos u bëj peng i askujt!

-Ai që të rreh nuk të do!

-Ai që të tradhton njëherë do e bëjë përherë!

-Mos ngurro të kërkosh ndihmë kur përballesh me dhunë verbale, apo fizike!

-Mos bëj kurrë sherr me njw grua tjetër për një burrë!

-Nuk është kurrë vonë për një fillim të ri!”

Dritare.net ju sjell më poshtë, bisedat që Fiori ka bërë me ndjekësit e ndjekëset për temën e veçantë që ka zgjedhur./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Fati i trishtë i familjes shqiptare dhe jeta e pasigurt për shkak të hasmërisë pas kthimit nga Gjermania