Vajza e saj gjykohet për flokët e shkurtra/ Kjo nënë i jep këtë përgjigje të gjithëve!
Dritare.net
"Kjo është vajza ime 5-vjeçare, që çdo ditë njerëzit përreth, ia ndryshojnë gjininë. Një djalë me emër vajze? Ishte fjala e fundit që më tha një mikeshë e vjetër në një supermarket. Jo kjo është një vajzë, që preferon të mbajë flokët shkurt, si i vëllai i saj. Ajo i dëgjon çdo ditë fjalët e shoqërisë përreth.
Ajo luan futboll, këndon, vishet në mënyrën e saj, herë me fustane, e herë si astronaut, dhe pëlqen të bëjë një mijë gjëra, ashtu sikurse të gjithë fëmijët e tjerë. Dhe modeli i flokëve, është karakteristika e fundit, e cila mund ta bëjë atë një njeri të veçantë.
Ajo që dua t'u them të gjithëve, është se nëse nuk doni të bëni një pyetje të sjellshme, më mirë mos flisni fare dhe mos thoni asgjë që dikë tjetër mund ta lëndojë. Pse nuk i lëmë njerëzit të jenë ashtu siç duan ata? Një djalë me flokë të gjata, e një vajzë me flokë të shkurtra, se kështu i pëlqen atyre?
Por, unë e di përgjigjen e pyetjes, ndonëse ia fsheh vajzës, të cilën nuk dua ta tremb nga bota e jashtme. Gjykimet tona nga gjinive, nuk janë aspak pozitive. Edhe në shoqëritë e kulturuara. Bota jonë ka pritshmëri gjinore, që janë të njëanshme. Djemtë duhet të bëjnë këtë, e vajzat atë.
Por vajza ime nuk e di këtë. Ajo mban flokët e shkurtër vetëm se i pëlqen. Dhe unë po ashtu. Është një luftë e vështirë, t'i dalësh kundër një shoqërie për të mbrojtur një njeri. Por ajo është vajza ime, dhe mbase kështu unë do të jem ndër të parat që do t'i sfidoj të gjithë, se as flokët, as veshja dhe asgjë tjetër, nuk përcaktojnë gjininë. /L.F-dritare.net