Ushqimet që u japin formë dhe zmadhojnë të pasmet
Dritare.net
-Ushtrimet për forcimin dhe tonifikimin e të pasmeve
-Ushqyerja pas stërvitjes
Mos e harroni këtë rregull të thjeshtë: Nëse doni të shtoni në peshë, duhet të hani më shumë. Nëse doni të zmadhoni vetëm të pasmet, duhet të hani në sasi të duhur. Teprimi me gjithçka është e dëmshme, prandaj mos e teproni me proteinat dhe karbohidratet pasi mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Ushqimet që ndihmojnë në këtë rast janë:
Ushqimet e pasura në proteina:Disa burime natyrale të proteinave janë peshku tuna, vezët, mishi i pulës apo gjeli i detit, thjerrëzat, mishi i kuq pa dhjamë etj.
Ushqimet e pasura në karbohidrate: Karbohidratet që ndihmojnë në mbajtjen e një muskulature të mirë janë kuinoa, orizi kaf, bollguri, drithërat, patatet e ëmbla etj.
Ushqimet e pasura në yndyra të pangopura: Ndryshe nga yndyrat e dëmshme, ato të shëndetshme sigurojnë një sërë përfitimesh shëndetësore. Ato ndihmojnë edhe për të formuar ttupin e ëndërruar, madje edhe për të rënë në peshë. Burimet më të mira për yndyrat e shëndetshme janë vaji i peshkut, vaji i ullirit ekstra i virgjër, bajamet, arrat etj.