Ushqimet që ju bëjnë të ndjeheni të rraskapitur!

Ngrini dorën nëse ndjeheni të dërrmuar dhe të lodhur gjatë gjithë kohës. Ajo që po ju merr të gjitha energjitë nuk është vetëm lista e gjatë e gjërave që duhet të bëni, apo gjumi pa orar. Mund të jetë edhe për shkak të ushqimit tuaj, në dukje e shëndetshme. Nuk po flasim për ushqimet me bazë brumi, por për shumë ushqime të shëndetshme, që janë problematike për sistemin tretës, që rrisin sheqerin në gjak dhe që ju bëjnë të zgjoheni në mes të natës nga sikleti.

Këtu do të gjeni 7 ushqimet, që ju marrin gjithë energjinë:

tersh

Tërshëra

Tërshëra në vetvete është një ushqim energjik fantastik, por nëse shtoni shurup panje apo produkte të tjera të konservuara, nënkupton më shumë sheqer në pjatën tuaj,që rrjedhimisht sjell një rritje të shpejt të sheqerit në gjak. Në fakt, vetëm ¼ e një filxhani me shurup panje, përmban 50 gr sheqer.

 

nuts

Arra, bajame, lajthia, stika

Problemi me to qëndron se është e lehtë ta tejkaloni masën. Ato përmbajnë shumë yndyra, disa prej të cilave ju bëjnë mirë, por nëse e teproni, përveçse do të keni një stomak të rënduar, mund t’ju nxisë edhe hormonet që kontribuojnë në përgjumje.

 

kos

Kos pa yndyrë me shije të ndryshme

Jo i gjithë kosi bëhet njëlloj. Në fakt, një kuti 170 gr, me kos pa yndyrë dhe shije çokollate, nga një markë e njohur organike, ju ngop me 35 gr sheqer, shumë më tepër sesa sasia e sheqerit që përmban një çokollatë Snickers. Çmenduri!

 

vere

Vera e kuqe

Hulumtimet tregojnë se konsumimi i verës përpara rënies në shtrat, prish ciklin tuaj të gjumit dhe mund të ndjeheni të dehur edhe të nesërmen. Edhe pse një apo dy gota mund t’ju bëjnë të flini më shpejt, koha juaj e gjumit do të jetë më e shkurtër. Plus, alkooli të dehidraton, gjë që sjell lodhje dhe shpërqendrim.

 

kasf

Kafja

Nëse keni probleme me gjumin, duhet të konsideroni ta zhvendosni orarin e zakonshëm të konsumimit të kafes. Përdorni kafen, vonë në mëngjes, pasi të stabilizohet niveli i hormonit të stresit, kortizoli, i cili zakonisht i ka nivelet më të larta, sapo zgjoheni. Dhe as mos e çoni nëpër mend të pini kafe pas orës 15:00. Kërkimet tregojnë se konsumimi i kafeinës në më pak se 6 orë përpara gjumit, mund të shkaktojë humbje të një ose më shumë ore gjumi cilësor.

 

healthy-smoothies

Smoothies me fruta

Mos u mashtroni nga dyqanet që shesin smoothies me fruta. Ka shumë smoothies që maskojnë sasi të mëdha sheqeri. Kështu që bëni kujdes.

 

energy bar

Biskotat që rrisin energjinë

Pa diskutim që këto biskota janë të mbushura me vitamina dhe minerale, por ato shpesh janë të ngarkuara me sheqer shtesë që mund të shkaktojnë luhatje drastike në nivelet e energjisë, veçanërisht nëse jeni duke i ngrënë midis vakteve dhe jo gjatë pushimit nga një stërvitje. Në fakt, përbërësi i parë në këto biskota, që njihet shumë mirë, është shurupi i orizit. Këto biskota funksionojnë më shumë si karamele sesa ndihmojnë në rritjen e energjisë./dritare.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.