

Djathi – Ndihmon në rritjen e flokëve
Djathi është i pasur në lëndë ushqyese që ndihmojnë në rritjen e flokëve.
Gocat e detit – Forcojnë dhe trashin flokët
Mungesa e zinkut thuhet se dobëson strukturën proteinike që krijon folikulat e flokëve. Prandaj, konsumimi i ushqimeve të pasura në zink, si gocat e detit, do t’ju ndihmojë të forconi rrënjët e flokëve, në mënyrë që të rriten më të shëndetshme.
Mish shpendi – Forcon rrënjët dhe parandalon rënien e flokëve
Proteinat tek mishi i shpendëve forcojnë rrënjët dhe ndihmojnë në rritjen e flokëve. Kur nuk merrni mjaftueshëm proteina, trupi racionin proteinat që i kanë mbetur, gjë që dëmton flokët dhe shkakton rënie të tyre.
Salmon – për shkëlqim dhe rritje të flokëve
Salmoni është i pasur në acide yndyrore omega 3 që ushqejnë gjëndrat yndyrore rreth folikulës së flokut, duke u dhënë më shumë shkëlqim. Acidet kanë gjithashtu veti anti-inflamatore që ndihmojnë në hapjen e folikulave të flokut dhe rritjen e shëndetshme të tyre.
Spinaqi – Parandalon formimin e majave
Spinaqi është i pasur në lëndë të ndryshme ushqyese, si vitamina A, C, hekur dhe beta-karotene. Këto lëndë ushqyese mbajnë skalpin dhe flokët të shëndetshëm dhe të butë, duke parandaluar kështu formimin e majave të dyfishta të flokëve./gazetashendeti

















