Ursula von der Leyen, Presidentja e cila do t’i hapë Shqipërisë jo vetëm negociatat
Dritare.net
Ursula von der Leyen është gruaja e hekurt e politikës gjermane, e cila arriti të trimufojë në garën për postin e Presidentes së Komisionit Europian. Ajo u zgjodh me plotë 383 vota nga deputetët e PE-së për postin e Presidentes së KE.
Një politikane e afirmuar, liberale dhe njohëse shumë e mirë e realiteteve që po përjeton sot për sot BE, nga e cila priten të lëvizin ujrat e ndotura brenda dhe jashtë BE-së. Besoj se Znj. Leyen nuk do të mbahet mend në histori si gruaja e parë që merr postin e Presidentit të KE apo atë të Ministrit të Mbrojtjes në Gjermani, por do të mbahet mend si gruaja e ringritjes dhe rifutjes së BE-së në boshtin trandcional të transformimeve ekonomike, politike dhe kulturore.
Ajo u shpreh përpara procesit të votimit para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë. Ky është një sinjal i përciellë së pari për drejtuesit më të lartë të BE-së që në vitet e fundit nuk bënë më të mirën për BE-në dhe qytetarët e saj.
Znj. Leyen la të kuptohet se këtu gjerat nuk kanë shkuar siç duhet, madje edhe vet BE e ka pranuar këtë fakt ndaj tani duhet një dorë e hekurt për të ndrequr gabimet e së shkuarës dhe për të shtyrë BE-në të eci më shpjetë drejtë një të ardhme të begatë.
Lajm poziv për vendet e Ballkanit Perendimor nuk është vetëm qasja ballkandashëse e znj. Leyen, por edhe artikulimi i saj i menjëhershëm për procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është një sjellje e cila dëshmon hapur vizionin dhe vëmendjen e Presidentes se KE për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE sa më shpejtë të jetë e mundur. E sigurisht që vizion i saj do të materializohet në hapa konkret për të bërë të mundur të pamundurën e shqiptarëve, anëtarësimin në BE.
Shumë kush mund ta interpretojë këtë thjeshtë si një veprim normal që mund të bënte cdo President i zgjedhur i KE, por personalisht nuk është se e besoj shumë këtë logjikë. Besoj që në drejtimin e Presidentes Leyen i gjithë Ballkani Perëndimor do të marri një vëmendje të vecantë, por veçanërisht Shqipëria për shkak të rolit të saj në Ballkan dhe situatës politike që ka krijuar në muajt e fundit.
Presioni i BE-së në muajt në vijim mbi Shqipërinë do të bëhet me konstant dhe më i fushqishëm. Prezenca e BE-së do të rritet në cdo qelizë të institucioneve qendore dhe lokale. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, BE do të injekotojë në ekonominë shqiptare me miliona euro projekte për të krijuar standarte dhe cilësi europiane. BE e ka Shqipërinë në zemër të saj, ngado që të rrotullohet e ka të pashmangshme të mos përballet me të, ndaj vonë ose herët Shqipëria do hyjnë në fazën intensive të trasformimit të saj si një vend i denjë i BE-së.
Është një fat jashtëzakonisht i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët që në krye të KE-së të jetë një grua e cila dëshiron zgjerimin e vendit tonë duke e trasformuar atë ekonomikisht, politikisht dhe kulturalisht si pjesë integrale të BE-së. Ajo cka mund të thuhet tani me siguri është se në muajt që vijnë do të kemi një BE më pozitve dhe më mbështetëse për Shqipërinë./dritare.net