Urimi i Miriam Canit për ditëlindjen e Albanit do t’ju emocionojë!
E Premte 20 Prill 2018, 14:02
Dritare.net
Miriam ka gjetur fjalët më të bukura dhe më domethënëse për të uruar njeriun e zemrës por edhe babin e fëmijës së saj. Me të vërtet fjalët e saj do t’ju emocionojnë.
“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vetë. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty.”- ka shkruar Miriami në profilin e saj në Instagram./D.M-Dritare.net