Uragani Matthew vret 339 persona në Haiti. Gjendje e jashtëzakonshme edhe në Florida
Dritare.net
Numri i viktimave në Haiti nga uragani Matthew ka arritur në të paktën 339 persona, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar nga stuhia e fuqishme. Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta.
“Kjo stuhi është përbindësh”, ka deklaruar guvernatori i Floridas, Rick Scott, duke shtuar se kjo stuhi është vdekjeprurëse andaj duhet treguar kujdes. Qendra kombëtare e urganëve në SHBA e ka vendosur uraganin Matthew në “kategorinë katër”, duke e cilësuar atë si një prej stuhive më shkatërruese që është në gjendje të përbytë sipërfaqe të mëdha, duke shkulur pemë, të prish linja të energjisë dhe të prishë ndërtesa. Erërat e tij konsiderohen se arrijnë deri në 251 kilometra në orë.