Universitetet/ Ja vendimi që ka marrë qeveria për Bordet e Administrimit!
E Mërkurë 16 Janar 2019, 16:04
Dritare.net
Aktualisht bordet përbëhen nga shtatë anëtarë, tre nga universitetet dhe katër nga Ministria e Arsimit.
Tanimë ministria do të përzgjedhë tre, ndërsa një do ta përzgjedhin studentët. Kjo ishte edhe një pikë shtesë, e paketës 8+ të paraqitur nga kryeministri i vendit, Edi Rama.
Studentët kanë kërkuar që të kenë një përfaqësues të tyre, ndërsa Rama ka thënë se, këtë e ka në dorë universiteti, për këtë arsye kryeministri shtoi këtë pikë./dritare.net