Unioni i Gjyqtarëve: Vetting-u antikushtetues, do kërkojmë shfuqizimin
Dritare.net
Unioni në fjalë bën gjithashtu të ditur se do t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë ligjin.
“Qendrimi i Asamblesë së Unionit të Gjyqtarëve të Shqipqrisë është se ligji për “Vettingun” ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe për pasojë do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji. Gjithashtu, Asambleja autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe ligjin për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi edhe ky ligj ka dispozita antikushtetuese”, shkruhet në deklaratë.
Aktualisht Vetting-u ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Venecias, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi ankesën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se ligji ka shkelje flagrante të Kushtetutës sepse vendos nën kontrollin e qeverisë institucionet e reja të drejtësisë.