Unë merrem me politikë, por nuk lejoj që një foto nudo të më shkatërrojë karrierën!
Dritare.net
I pashë fotot të postuara në çdo platformë të mediave sociale. Pashë trupin e saj lakuriq, pashë që komentohej dhe shqyrtohej çdo pjesë e turpit të saj, që kritikohej, informon dirtare.net
Unë isha ulur në divanin tim dhe shkrova një status në Twitter.
Pothuajse çdo grua që njoh, ka bërë një foto nudo të vetes në një moment të jetës së saj. Ndërsa shumë gra poshtë moshës 40 vjeçe, sot kandidojnë në poste politike, na duhet të zbulojmë si të qëndrojmë së bashku dhe të themi se publikimi i tyre dhe jo bërja e tyre është e turpshme.
Ky postim mori 1.000 pëlqime menjëherë. Të nesërmen pati 34,000. Pashë njerëzit në komente që tregonin sesi ishin përdorur foto nudo kundër tyre. Shikoja shumë njerëz, kryesisht burra, që në mënyrë të përsëritur fajësonin gratë që bënin foto nudo në vend që të fajësonin ata të i vidhnin dhe i shpërndanin këto materiale, informon dirtare.net.
Deri të mërkurën në mëngjes, Twitter-i im kishte pothuajse 100,000 pëlqime.
Ndjeva që diçka brenda meje shpërtheu si një flluskë.
Bëra një postim në Facebook për të ndarë diçka që ua kisha thënë vetëm miqve të mi më të afërt. U kujdesa aq thellësisht për këtë çështje sepse ishte edhe historia ime, informon dritare.net.
Isha vetëm 19 vjeçe kur takova një mashkull, i cili do të më dehte dhe do të më filmonte pa pëlqimin tim dhe do t'i publikonte materialet.
Sot jam 32 vjeç dhe akoma mund ta përjetoj ndjesinë sesi bota po më shkatërrohej para syve, informon dritare.net.
I dashuri im më la. Unë u detyrova që të gjeja një shtëpi tjetër. Isha krejt e vetme, pa asnjë shpresë. Madje kam menduar që të vrisja edhe veten, sidomos pasi ky njeri më kërcënoi se do t’ua tregonte prindërve të mi videon.
Ai bëri një DVD dhe më dërgoi një kopje.
Kur e pashë, kërceva përpjetë.
Unë kam ndërtuar një jetë për veten time në politikë. Kam ecur para. Kam një partner që e dua dhe një shtëpi të adhurueshme. Dy mace dhe një qen. Një punë të shkëlqyer, informon dritare.net.
Unë kam kandiduar dhjetëra njerëz nëpër zyra të ndryshme. Por kurrë nuk e kam lejuar veten të konsideroj dhe kandidimin tim për një vend. Gjithçka kam imagjinuar ishte poshtërimi që do të ndieja nëse ky njeri do ta përdorte atë mundësi për t’ia treguar gjithë botës sekretin tim.
Teksa punët që kam arritur të kem janë gjithnjë me profile të larta, kam patur vazhdimisht ankth se në mos sot, nesër do të humbas gjithçka.
Ditën kur shkrova këtë postim në Facebook, mesazhet dhe mbështetja që po merrja ishte e jashtëzakonshme.
Gra të tëra që nuk po kandidonin, që ishin tërhequr, që nuk shkonin në shkollë apo nuk hapnin biznese thjesht sepse dikush, në një cep të errët të internetit, ndonjë ish-i dashur abuziv, apo ndonjë flirt tjetër, ua mbante peng atë mundësi. Mund të publikonin fotot e tyre nudo. Duke vendosur videot si shantazh në site pornografike.
Nuk bëhet fjalë për Katie Hill, por për të drejtat e grave për të marrë nën kontroll turpin e tyre.
Ka të bëjë me atë, sesi na kërkohet të jemi virgjëresha dhe kurva në të njëjtën kohë.
Ka të bëjë me femrat, që ende nuk u lejohet të zotërojnë seksualitetin e tyre.
Nuk është e mjaftueshme t'u thuash grave në të 20-at dhe të 30-at e tyre se ato nuk duhet t'i dërgojnë askujt foto lakuriq. Një numër i madh prej nesh tashmë e kanë bërë këtë gjë. Ne nuk duhet të ndiejmë turp që i besuam dikujt, se donim të ndiheshim më pranë tyre. Ose nuk na u dha një zgjedhje tjetër.
Publikimi i fotove private të dikujt pa pëlqimin e tij është një shkelje e intimitetit dhe e besimit. Është gabim dhe njerëzit që e bëjnë këtë duhet të përgjigjen ligjërisht për veprimet e tyre, informon dritare.net.
Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin hapat e shumë vendeve të tjera, që e kanë futur hakmarrjen pornografike, tek veprat penale.
Në vendin e Brock Turner dhe Brett Kavanaugh, kjo reformë kaq thelbësore, që mbron dinjitetin njerëzor, duket e pamundur për t’u bërë në një kohë të afërt.
Ajo që ne mund të bëjmë është thjesht të ndajmë historitë tona.
Sesi jemi lënduar. Sesi besimi ynë u përdhos. Mund të vazhdojmë të flasim për të. Ne mund t’i publikojmë vetë nudot tona. Ne mund të padisim. Ne mund të luftojmë.
Nuk mund të kemi frikë!
Unë nuk kam më frikë!
Kjo letër është shkruar nga Ashley Fairbanks, Drejtore kreative e fushatës presidenciale të Julian Castros./ The Guardian/ Përshtati J.H, dritare.net