Asnjëherë nuk duhet të harrojmë sesi sot më 22 Mars 1992 për Shqipërinë historia për herë të parë hyri në një “rrugë” të re, në atë të aspiruar në shekuj, në atë që është “rruga” e jonë.
Hyri në “rrugën” e demokracisë, pluralizmit, udhëtimit tonë përfundimtar drejt Europës e Perëndimit.
Pavarësisht nga vështirësitë, oshilacionet, pengesat, unë gjykoj se kjo është tashmë një “rrugë” me një drejtim për ne.
Sidoqoftë rreziqet e zgjatjes së saj nëpër “shtigje” të ngatërruara, të errëta e me plot pengesa ekzistojnë akoma.
Vuajtjet, tragjeditë dhe sorollatjet për ne shqiptaret nëpër historinë e shumë shekujve, duhet të na bëjnë të përgjegjshëm e te vendosur për të reaguar sot me force e qartësi, që kjo të mos përsëritet rishtazi.
Unë jam i bindur se nuk do ta lejojmë të përsëritet!/dritare.net
Marrë nga Facebook-u i autorit.