Unaza e Re/ Kryetarja e ARRSH: S’kualifikohen ofertat e paraqitura nga kompanitë
E Enjte 31 Janar 2019, 12:12
Dritare.net
Qato tha se ofertat e paraqitura nuk plotësojnë kushtet e kërkuara, ndërkohë që në lotet e tjera puna po vijon normalisht.
"Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s‘kualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk përputhen me kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, tha Qato./E.B-dritare.net