Unaza e Madhe/ ARRSH: Të hënën bëhet vlerësimi, priten 60% e banorëve
Dritare.net
Holta Deda, përgjegjësja Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSh-së tha se, deri tani rreth 50 qytetarë kanë dorëzuar dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje në kthim. Ndërkohë, ajo u bën thirrje të gjithë banorëve, me dokumente të banesave, që jetojnë në Astir, që të paraqiten për t’i dorëzuar pranë zyrave të ARRSH-së.
“Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare. Pra, deri më tani, 50% e qytetarëve që posedojnë dokumenta pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Janë të lutur të gjithë qytetarët që posedojnë dokumente pronësie të paraqiten sa më shpejt pranë zyrave të ARRSH ku punohet me orar të zgjatur deri në 20:00 të mbrëmjes. Kjo në mënyrë që të mundësohet dalja e Venidmit të Këshillit të Ministrave me vlerat përkatëse të shpronësimit në një kohë sa më të shpejtë. Gjithë ekipi i inxhinierëve të ARRSH e ndjekin me një prioritet maksimal kryerjen e procedurave ligjore të shpronësimit të Unazës së Tiranës.”,- tha Deda./K.C/dritare.net