Dhe kur shohim fotot e vajzave që kanë zgjedhur të mbajnë një unazë vetëdashurie, na vjen në mendje që një politikane shqiptare mban prej kohësh një unazë në gishtin e vogël të dorës. Madje edhe me një zemër të vogël që varet…Sigurisht nuk është e vetmja dhe as e para. Përtej simbolikës që po i jepet tani, një unazë në gishtin e vogël është një detaj stili dhe Majlinda Bregu është shquar gjithmonë për stil. Megjithatë edhe kuptimi me të cilën është veshur kjo unazë, i përshtatet shumë një gruaje si Majlinda Bregu. Sigurisht, ajo është e martuar prej vitesh, por dashuria për veten ka vendin e saj, nuk është kompensim i dashurive të munguara… Ngjashëm, dhe unazës që e shpreh, i është gjetur një gisht tjetër në dorë./Revistaclass
Unaza e dashurisë për veten, ja politikania shqiptare që e mban!
E Martë 26 Korrik 2016, 16:04
Dritare.net
Mediat e huaja po shkruajnë së fundmi për unazën e anti-fejesës, që vajzat zgjedhin t’ia blejnë vetes dhe ta mbajnë në gishtin e vogël, për të shprehur dashurinë që kanë për veten dhe një premtim për vlerësimin dhe kujdesin që do të tregojnë gjithmonë ndaj vetes. Është madje me gur diamanti dhe në formë zemre, fiks si ato që zgjedhin djemtë kur propozojnë, por kjo unazë blihet dhe mbahet nga vajzat që i tregojnë gjithë botës dashurinë për veten e tyre, pa ndier mungesën e një unaze të ngjashme në gishtin e zakontë të unazës…