Ultrasit e Tiranës kanë një surprizë për Erion Braçen, video për të mos u humbur
E Hënë 20 Shkurt 2017, 12:12
Dritare.net
Me anë të një postimi në Facebook, ata kanë filluar thumbimet që në mëngjes duke “përshëndetur” deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili njihet që është tifoz i flaktë i Partizanit, me një kolazh të koreve të dedikuara ndaj tij.
“Nese ka ndonje pishmonllik qe s’do jena sot ne stadium, nji nga ato eshte qe s’do ja knojme dot kongen. Qe mos merzitej e ti ngelej hatri, i kemi pergatit nji kolazh. Ne 4:30 takohemi tek Xhomlliku”, shkruan postimi i faqes “Tirona Tifo Forum”.