Udhëzimet që duhet të ndiqni për të bërë fëmijën tuaj një gjeni
Dritare.net
1-Mos programo lindjen
Siç tregojnë disa studime të biologjisë në Universitetin e Durham, në Angli, ekziston një raport me proporcion të drejtëpërdrjtë me gjatësinë e periudhës së shtatzënisë dhe madhësisë së trurit. Të kesh një tru të madh do të thotë të jesh njohës i madh, dhe si rrjedhojë të kesh shumë potencial në nxënie.
2-Gjatë shtatzënisë mos harro hekurin
Në qendrën Mjekësore në Universitetit e Rochester kishin arritur në përfundimin se mungesa e hekurit nga nëna që në fillimet e shtatzënisë, rrezikon të bllokojë zhvillimin e trurit të fëmijës. Sipas studimëve, fenomeni ishte i përhapur, 1 në 3 femra gjatë shtatzënisë kanë nivel të ulët të hekurit gjatë shtatzënisë, duke e bërë të nevojshme marrjen e shtesave. Fëmijët me mungesë hekuri kanë një zhvillim më të ngadaltë dhe manifestojnë probleme në mësimin e gjuhës.
3) Ushqimi nga gjiri është i rëndësishëm
Edhe me ushqyerjen me gji dhe zhvillimit të trurit ekziston një lidhje shumë e fortë. Shumë pediatër rekomandojnë që dhënia e gjirit(apo e qumështit në përgjithësi) zgjat të paktën 12 ose 24 muaj, kur 75% e trurit të foshnjës të jetë e plotë. Nëse e bëni për një kohë të gjatë do të keni një IQ më të lartë. Dhe nuk është gjë e vogël.
4) Konsumoni ushqime të pasura me acide yndyrore
Sipas Mark Spieleman, një dietolog pediatër të spitalin “La Rabida” në Çikago “ Faktori më i rëndësishmë për zhvillimin optimal të trurit është te acidet yndyrore, domethënë omega 3 dhe omega 6”. Nëse konsumoni gajtë shtatzënisë dhe menjëherë pas lindjes do të ketë një ndikim pozitiv si në shëndetin e nënës ashtu edhe në zhvillim njohës dhe vizual të foshnjës. Ata rekomandojnë avokado, vaj ulliri dhe qumësht.
5) Gjëja kyçe për një edukim sa më të mirë është gjumi i natës
Të flesh mirë nuk është e lehtë, por është një pikë esenciale për fëmijët. Një balancë e mirë midis gjumit të natës dhe fjetjes gjatë ditës mund ta bëjë më të shpejtë zhvillimin e trurit të fëmijës, dhe të rrisë kapacitetin e saj, si përshembull vëmendja, disiplina vetjake dhe aftësia për të ruajtur gjëra. Skema e masazheve gjatë larjes dhe një aktivitet i vogël, si një histori apo ninull, përmirëson gjumin e fëmijëve. Këshillohet të mos vraposh për të shpëtuar fëmijën që qan gjatë natës, sepse prania e prindërve mund të jetë një shqetësim më shumë
6) Jepi një kafshë për ta shoqërfuar
Kjo është e drejtë është mënyra më e mirë për të rritur inteligjencën sociale të një fëmijë është duke bashkëvepruar me kafshët. Këlyshët kanë ndjenja, imitojnë gjuhën e trupit të njerëzve dhe fëmijëve të cilët janë në kontakt me ta mësojnë duke kuptuar dhe intepretuar shprehjet dhe emocionet e të tjerëve, shumë më tepër se ata që luajnë vetëm me lodra.
7-Mbaje fëmijën tuaj larg nga ekranet
Edhe pse mund të duket një ide e mirë për të përdorur proogramet e fundit edukative, sipas studimëve më të fundit, është më mirë të presësh deri sa fëmija është tre vjeç. Pasi më parë rrezikojnë të jenë të dëmshëm. Nëse ju kërkoni të stimuloni inteligjencën e tij gjuhësore dhe kapacitetin e tij për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë është më mirë t’i flisni shumë dhe t'i lexoni histori. Pastaj me lodra, duke i mësuar ata t’i mbajnë në rregull, në këtë mënyrë duke i futur edhe inteligjencën e hapësirës. Pa prindër, lodrat inteligjente nuk punojnë, ata shërbejnë si stimul për të përdorur inteligjencën. Përndryshe ata nuk do të kenën asnjë nxitje për të zgjidhur problemet apo për të krijuar diçka të re.