Udhëtimet me avion/ Priten ndryshime rrënjësore

Udhëtimi me avion duket do të ndryshojë: me identifikimin e fytyrës dhe inteligjencës artificiale, lëngjet në valixhe do të rikthehen, thotë shtypi italian.

Teknologjia në shërbim të sigurisë në aeroportet e vendit fqinj, sipas mediave atje do të ndihmojë që kontrollet të përshpejtohen e biometria dhe inteligjenca artificiale do të bëjnë që fluturimet të jenë më të sigurta.

“Edhe në Itali do të mbërrijë identifikimi i fytyrës dhe pajisje të reja të sofistikuara për verifikimin e bagazheve të dorës. Lamtumirë dokumente, ndërsa kthehen lëngjet dhe kompjuterat në valixhe”, shkruan TgCom24.

Situata do të eksperimentohet fillimisht në Fiumicino në fund të nëntorit, duke nisur nga terminali 1 me fluturimet që kanë për destinacion aeroportin e Schipholit në Amsterdam. Raportet tregojnë se në Fiumicino do të vendosen pastaj ndërmjet shkurtit dhe marsit disa pajisje kontrolli për bagazhin e dorës të cilat janë në gjendje të identifikojnë sasi shumë të vogla eksplozivi.

LEXO DHE :  Ja si do të zgjidhet kënga fituese në Festivalin e RTSH-së!

Bëhet fjalë për 26 makineri të llojit Standard 3, që kushtojnë secila një milionë euro. Kjo do të bëjë të mundur lejimin e lëngjeve, madje edhe mbi 100 ml në një valixhe, smartphone-ve, kompjuterave e tabletëve.

Në Europë disa kompani po eksperimentojnë prej muajsh me këtë risi: në Helsinki, janë ata të Finnair që po testojnë njohjen e fytyrës, e hapa të ngjashëm janë hedhur edhe në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.