U vra nga i dashuri, prindërit e Jonidës: Sa donte Sokratin, s'donte as të fejuarin që e kishte moshatar
Dritare.net
Të ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, në “News 24” ata përsëritën faktin se data 13 gusht ishte nata e fundit kur e panë, deri sa më vonë mësuan nga të afërm të tyre për gjëmën që i gjeti. Kur morën vesh faktin se vajzën e tyre ia kishin masakruar dhe vrarë.
Nëna e Jonidës tregon se vajza i kishte thënë se kishte gjetur një burrë, por jo në moshën e saj. “Në fillim fliste në telefon me të, ne nuk dinim gjë. Pastaj na tha se kishte gjetur një burrë, jo në moshën e saj. Vajza na e solli Sokrat Shanin në shtëpi” tregon nëna. Sipas saj, vajza i kishte treguar që ai kishte qenë i martuar, por jetonte i ndarë nga gruaja, ndonëse jo divorc zyrtar.
“Natën e parë nuk folëm asgjë, pasi iku i thashë, nuk është për ty, është shumë i madh, ai është më fëmijë të rritur, si ka mundësi që ti të përfundosh këtu, kjo para se të njihej me këtë u nda, ndenji vetëm 6 muaj. Pas ndarjes, më shumë se një vit pas ndarjes u lidh me Sokratin. Sokrati na tha që unë vajzën tuaj e dua, do ndaj gruan dhe e mbroj me jetë” thotë nëna.
“Nga hera e parë që ne e pamë, dinim se ajo e dashuronte shumë. Ajo më thotë që gjëra për Sokratin mos më zini në gojë. Flitet se ishte një lidhje për para, por ne para nga ajo dhe ai nuk pamë asgjë. Ne jemi familje e mesme, as të varfër, as të pasur, vajza ime nuk kishte 5 lekë kur ndodhi tragjedia. Vajza kishte vetëm 8-vjecaren” thotë nëna. Ata tregojnë se sa donte atë, nuk donte të fejuarin e parë që e kishte moshatar.