U quajtëm vend djallëzor nga liderët e Iranit, Rama flet nga OSBE
Dritare.net
Gjatë fjalës së tij të parë, Rama ka folur edhe për sulmin që i bëri lideri suprem Ali Khomeini, vendit tonë duke e quajtur vend djallëzor.
Kryeministri tha se : Duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive vijnë prej përtej rajonit të OSBE na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim.
Situata aktuale në brigjet Jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët.
E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.
Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm , ekipin kryesyes të Shqiperise në Tiranë e këtu në Vjenë.
Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.
Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome”./ I.M-Dritare.net