U nda pas 17 vitesh martesë, Jonida Maliqi: Ja pse duhej të merrja këtë vendim!
E Shtunë 16 Mars 2019, 23:11
Dritare.net
E ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin”, Jonida ka treguar për herë të parë arsyen pse u nda nga bashkëshorti. Ajo u shpreh se ata morën këtë vendim pasi ishte domosdoshmëri për të pasur një jetë më të qetë dhe të lumtur dhe pranoi se ndarja është e vështirë.
“Bukur nuk është absolutisht. Mund të them që është relativisht e vështirë por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur, i jepet zgjidhje në këtë formë”, u shpreh Jonida./A.C/dritare.net