U mori jetën dy burrave në Dajç, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin
E Hënë 23 Prill 2018, 13:01
Dritare.net
Në seancën e sotme, prokuroria gjithashtu kërkoi 20 vite burg për Marçel Shpijati, bashkëpunëtor i tij.
Shpijati ka pranuar te bashkëpunoje me drejtësinë prandaj prokuroria kërkoi vetëm 20 vite burg nga 40 që parashikojnë veprat penale që rendojnë mbi të.
Në ditën e ngjarjes mbeten te vrare Ajet Saiti dhe Gacalin Kopshti dhe mbeten te plagosur Vinçens Kopshti, Kevis Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth në një lokal te vendi i njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”, në Shkodër. Sipas policisë ngjarja në atë kohë ndodhi për shkak të një konflikti banal.V.D/dritare.net/